Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

0
77

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa grupe, për të gjithë ata që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues të këtij mbështetje financiare.

Gjithashtu, janë kryer edhe pagesat e para për bursën e mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht përmes e-mailit të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Ministria apelon që për çdo paqartësi ose ankesa të kontaktohet në adresat elektronike përkatëse:

  • Për shtesën prej 100 eurove studentët mund të shkruajnë në: info.masa3.6@rks-gov.net.
     
  • Për bursën e mobilitetit kontaktet të bëhen në: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net.
https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/posts/1190764669894175?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here