Eksperti austriak: Dialogu i Brukselit ka vdekur

0
199

Njohësi i çështjeve politike, Gunther Fehlinger, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke vdekur. Sipas tij nuk do të ketë progres në dialog derisa pesë shtetet mos njohëse nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës.

Fehlinger vlerëson se Bashkimi Evropian është duke dështuar në rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.

Ai thotë se nuk do të ketë asnjëherë qetësi derisa Serbia nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.

Tutje austriaku i ka cilësuar si të padrejta sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, si pasojë e tensioneve në veriun e vendit.

“Nuk do të ketë qetësi derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Shtetet perëndimore po i bëjnë presion Kosovës dhe po nuk e po trajtojnë me dinjitet, derisa Serbia në çdo moment është duke provokuar. Për më tepër si pasojë e këtyre zhvillimeve në veri Kosova është sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha këto zhvillime që kanë ndodhur gjatë periudhës së fundit, tregojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i vdekur. Ka 10 vjet që ky dialog është duke u zhvilluar dhe nuk ka pasur shumë progres, prandaj mendoj se është i domosdoshëm një format i ri i dialogut”, thotë Fehlinger.

Fehlinger thotë se dialogu do të ishte krejtësisht ndryshe nëse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

“Është për keqardhje që pesë shtetet mos njohëse të Bashkimit Evropian akoma nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Derisa këto shtetet nuk lëvizin nga pozicioni i tyre atëherë çfarë po presim nga Serbia? Do të ishte një histori krejt tjetër nëse në vitin 2008 të gjitha shtetet e bllokut evropian do ta njihnin pavarësinë e Kosovës”, thotë ai për tëvë1.

Që kur janë rritur tensionet në pjesën veriore të Kosovës, kanë munguar takimet e nivelit të lartë në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që sa më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here