Eksperti amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Është proces qesharak

0
215

Për ekspertin amerikan, David Phillips procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është qesharak.

Ai ka thënë se qëllimet e këtij procesi nuk janë përcaktuar asnjëherë, duke hedhur dyshime mbi rezultatet që priten në fund.

Për Philips, qëllim i këtij dialogut duhet të jenë njohja reciproke e sovranitetit të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, ka deklaruar Phillips për Zërin e Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here