Produktet e përditshme, pra ato që i përdorim çdo ditë, zakonisht i mbajmë në dollapin e banjës.
Ndërkaq, ekspertët kanë paralajmëruar se përdorimi i disa prej tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë infeksione dhe sëmundje.
Ata kanë këshilluar që produktet që i mbani në dollapin e banjës duhet t’i ndërroni vazhdimisht, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Siç shpjegojnë ata, mbajtja e banjës pastër është thelbësore dhe sipas tyre, furçën e dhëmbëve, duket ta ndërroni çdo tre muaj.
Studimet kanë treguar se furçat e dhëmbëve që janë përdorur për më shumë se tre ose katër muaj janë më pak efektive, sepse qimet fillojnë të shpërthejnë.
Edhe furçat e flokëve duket t’i vendosni në ujë të nxehtë me sapun çdo javë dhe zëvendësojini ato kur qimet tregojnë shenja dëmtimi.