Pigmenti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës.
Pigmentimi i buzëve është një problem shumë i zakonshëm dhe si për burrat ashtu edhe për gratë.
Geetika Mittal Guptam, doktoreshë estetike, tha se errësimi i buzëve mund të jetë rezultat i hiperpigmentimit, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
“Pigmentimi i buzëve është mjaft i zakonshëm dhe mund të kthehet lehtësisht duke përdorur përbërësit e duhur dhe duke bërë trajtimet e duhura”, tha ajo.
Geetika dha edhe disa këshilla për të parandaluar pigmentimin e buzëve, duke thënë që nuk duhet kafshuar ose lëpirë buzët.
Ajo u shpreh se kafshimi dhe lëpirja e buzëve mund të shkaktojë hiperpigmentim, i cili vjen si pasojë e inflamacionit.