Ekspertët: Burrat që pinë Coca Cola kanë testikuj më të mëdhenj

0
306

Burrat që pinë Coca Cola dhe Pepsi mund të kenë testikuj më të mëdhenj dhe nivele më të larta të testosteronit, ka zbuluar një studim i ri.

Edhe pse prej kohësh mendohet se pijet e gazuara mund të ndikojnë tek meshkujt në shumë mënyra, studimet e fundit kanë treguar se disa pije mund të rrisin madhësinë e testikujve, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por një studim i kryer mbi brejtësit zbuloi disa gjetje mjaft interesante. Kjo erdhi pasi një studim u krye nga Universiteti Northwest Minzu në Kinë, teksa po përpiqej të përcaktonte ndikimin që pijet e gazuara kanë në fertilitetin dhe organet seksuale te meshkujt.

Studimi ekzaminoi tre grupe minjsh – njëri pinte vetëm ujë, i dyti konsumoi nivele të ndryshme të Coca Cola’s, ndërsa një tjetër pinte të njëjtën sasi të Pepsi-t për një periudhë prej 15 ditësh.

Gjatë hetimit, testet përfshinin peshimin e testikujve të brejtësve dhe marrjen e gjakut.

Sipas neës.com.au, testet u kryen në ditën e parë, pesë, shtatë, 10 dhe 15, transmeton Klankosova.tv.

Së shpejti u zbulua se minjtë që pinin Coca Cola dhe 100 për qind Pepsi iu nënshtruan një ndryshimi të rëndësishëm në atë që pinë ujë.

Minjtë që konsumuan Coca Cola të pastër shfaqën nivele më të larta të hormonit mashkullor në krahasim me të tjerët që kishin ujë. Por rezultatet bien ndesh me studimet e mëparshme që nënkuptojnë se pijet me sheqer i bëjnë meshkujt më pak pjellorë, pasi gjetjet e reja sugjerojnë diçka ndryshe.

Para se të kryhej studimi, një studim i mëparshëm me 2500 burra zbuloi se burrat që pinë një litër Coca Cola në ditë kishin 30 për qind më pak spermë sesa ata që nuk kishin pije të gazuara.

Studime të tjera tregojnë gjithashtu se kafeina mund të rrisë nivelet e testosteronit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here