Ekspertët: Autorizimi i qeskave të nikotinës është një hap kyç në luftën kundër duhanpirjes

0
34

Përgjatë viteve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe organizata të tjera kanë zhvilluar politika të kontrollit të duhanit dhe strategji kundër duhanpirjes, duke përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), e cila publikoi një vendim të rëndësishëm në rregullimin e tregut të duhanit, duke autorizuar tregtimin e qeskave të nikotinës ZYN në SHBA.

Ana Constantinov, eksperte për varësinë dhe përfaqësuese e Këshillit të Ekspertëve pranë Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen Sociale, thotë se vendimi i autoriteteve amerikane paraqet një hap të rëndësishëm në rregullimin e tregut të produkteve që përmbajnë nikotinë. Në të njëjtën kohë, ai nxjerr në pah një sërë çështjesh që lidhen me shëndetin publik, zgjedhjet e konsumatorit dhe kontrollin e përdorimit tek të rinjtë.

“Për shembull, nëse i referohemi nivelit të duhanpirjes në Republikën e Moldavisë, të dhënat më të fundit nga raporti i OBSH-së janë mjaft shqetësuese, Moldavia është i vetmi vend në Evropë dhe një nga 6 vendet në botë ku konsumi i duhanit është në rritje. Këto të dhëna të paraqitura nga OBSH në 2024 janë paralele me luftën aktive ndër vite kundër konsumit të duhanit”, thotë Constantinov

Megjithëse FDA është rregullatori kombëtar në SHBA, vendimet dhe rekomandimet e saj kanë një ndikim të rëndësishëm në standardet globale, pasi shumë vende marrin parasysh qasjen e SHBA-së për sigurinë dhe menaxhimin e këtyre produkteve. FDA gjithashtu punon me organizata ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të harmonizuar standardet e sigurisë.

“Është e nevojshme të kuptohet se ky vendim nuk është një dritë jeshile për të miratuar përdorimin e nikotinës në masë. Por është një mekanizëm për të reduktuar efektet e dëmshme të shkaktuara nga konsumi i duhanit tek duhanpirësit e rregullt. FDA pasi analizoi me kujdes të dhenat e sigurisë dhe shëndetit të këtyre produkteve në krahasim me cigaret tradicionale raportoi për një reduktim të mundshëm të rreziqeve shëndetësore. Veçanërisht për duhanpirësit pasiv, ky është një zhvillim pozitiv për shëndetin publik.
Në vendimin e FDA thuhet gjithashtu se, sipas hulumtimeve dhe anketave, qeskat e nikotinës nuk janë të lakmuara nga të rinjtë.

“Edhe nëse ky produkt nuk është i popullarizuar tek të rinjtë, është e rëndësishme të vazhdohet me marrjen e të gjitha masave për të mos lejuar që kjo kategori konsumatorësh potencialë të bjerë në ‘grackën e marketingut’. Fillimisht, siç tha FDA, bëhet fjalë për kontroll të rreptë mbi marketingun dhe promovimin e këtij produkti”, thotë specialistja.

Kështu, vendimi i FDA mund të bëhet një precedent për zhvillimin e mëtejshëm të tregut për qeskat e nikotinës dhe produkteve të tjera pa tym. Në të njëjtën kohë, Anna Constantinov thekson nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj rregullores, e cila merr parasysh si interesat e konsumatorëve të rritur, ashtu edhe nevojën për të mbrojtur të rinjtë nga varësia nga nikotina.

“Do të jetë me interes të vazhdojmë të ndjekim rezultatet e këtij vendimi dhe të marrim përvojën pozitive për ta aplikuar në nivel kombëtar dhe në rajon ku problemi i duhanpirjes dhe pasojat janë një plage për shoqërinë – shtoi përfaqësuesja e Keshillit të Ekspertëve në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes Sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here