Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren pritet të garojë me shtatë kandidatë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, shkruan 04 Online.
Sipas informatave ekskluzive që ka siguruar 04 Online, listës së kandidatëve pritet t’i bashkohen këta emra:
Kujtim Gashi
Nait Hasani
Luljeta Veselaj-Gutaj
Xhemshit Krasniqi
Adem Morina
Artur Avdaj
Enda Luzha
Këta shtatë kandidatë pritet të jenë pjesë e garës për të siguruar përfaqësimin e PDK-së nga Prizreni në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Burime të 04 Online bëjnë të ditur se procesi i brendshëm i konfirmimit të listës është drejt finalizimit, ndërsa kandidatët konsiderohen ndër figurat më aktive të degës së PDK-së në Prizren./04 Online














































