Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Kujtim Gashin në pozitën e nënkryetarit të Komunës.
04 Online ka mësuar se së shpejti do të bëhet edhe emërimi i drejtorëve të ri.
Përndryshe, Kujtim Gashi, ishte bartës i listës në zgjedhjet lokale të tetorit, derisa kishte disa funksione në kuadër të PDK-së në Prizren, e poashtu ishte edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Gashi njihet për mbështetje të madhe brenda strukturave të PDK-së.
“Sot ndihem shumë i nderuar pas emërimit Nënkryetar i Komunës së Prizrenit.
Pas një rrugëtimi shumë të gjatë, me shumë punë, sfida, sakrifica të cilin rrugëtim e kurorëzuam me fitore, tashmë bashkë me kryetarin Shaqir Totaj do punojmë për qeverisjen e drejtë dhe dinjitoze për Prizrenin.
Falenderoj kryetarin Shaqir Totaj për besimin dhe vlerësimin!
Dalshim faqebardhë!”, ka thënë Gashi pas emërimit./04 Online