Egli i tregon Danjës për fjalët e Gjestit: Ai tha që i mungojë, dëshiron të rri me mua

0
86

Në orët e vona të natës, ndërsa banorët ishin në gjumë, Egli dhe Danja ndanë një moment të sinqertë në dhomën e gjumit.

Egli e ndjeu nevojën për të hapur zemrën dhe për të ndarë me shoqen e saj një bisedë që e kishte lënë të turbulluar. Ajo filloi të tregonte me emocionet që i diktonin fjalët: “Gjesti më tha se nuk po veproj sipas ndjenjave, por sipas logjikës. Më tha: ‘Dua të rri me ty, të të përqafoj. Më ka marrë malli. Kam atë energjinë me ty që s’rri dot. Je i vetmi person këtu me të cilin kam ndarë gjithë lojën dhe planet e mia‘”.

Danja e dëgjoi me vëmendje, duke kuptuar se fjalët e Gjestit kishin lënë një shenjë të thellë tek Egli.

Ky moment i papritur nga ana e Gjestit – një kërkesë për t’u afruar dhe për të qenë si dikur – e kishte tronditur Egli-n. Fjalët e tij, ngrinin dyshime dhe pasiguri tek ajo, duke e lënë në mendime mbi çfarë hapash të ndërmerrte.

Përballë me këtë dinamikë të ndërlikuar, mes ndjenjave dhe strategjive, biseda mes dy vajzave shpalosi se sa të vështira mund të jenë marrëdhëniet, kur ato shoqërohen nga emocionet e thella dhe nga ndërlikimet e lidhjeve personale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here