Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i mungoj dhe dëshiron të flemë bashkë

0
101

Në orët e vona të natës, teksa banorët ishin duke fjetur, Egli dhe Danja u përfshinë në një bisedë të sinqertë në dhomën e gjumit.

Egli ndjeu nevojën t’i rrëfente Danjës për një diskutim të rëndësishëm që kishte pasur më herët me Gjestin, një bisedë që e kishte lënë të menduar.

Me një ton të qetë, por me emocione të dukshme, Egli nisi të tregonte: “Më tha se e di që nuk po veproj sipas ndjenjave të mia, por sipas asaj që logjikisht më duket e drejtë.

Foto: Screeshot/YouTube

“Pastaj më tha: ‘Dua të rri me ty, të të përqafoj. Më ka marrë malli. Kam atë energjinë me ty që s’rri dot. Je i vetmi person këtu me të cilin kam ndarë gjithë lojën dhe planet e mia’”.

Danja e dëgjoi me vëmendje shoqen e saj, duke e kuptuar se fjalët e Gjestit kishin lënë një ndikim të fortë tek ajo.

Përtej lojës dhe strategjive, Egli po përballej me ndjenja të cilat nuk ishte e sigurt se si t’i menaxhonte.

Nga ana tjetër, Gjestin e kishin parë më parë duke i shprehur Eglit dëshirën për t’u afruar sërish dhe për të qenë si dikur.

Fjalët e tij dukeshin të sinqerta, por Egli mbetej e pavendosur për hapat që duhej të ndërmerrte.

Kjo bisedë mes vajzave tregoi edhe një herë sesa e ndërlikuar mund të bëhet dinamika mes banorëve, sidomos kur përfshihen ndjenjat personale. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here