Në mëngjesin e së premtes, Egli ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zgjuar Gjestin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u afrua me butësi pranë tij dhe e përkëdheli me një masazh, duke e shoqëruar gjithçka edhe me disa puthje të ëmbla, në një moment që për publikun ishte mjaft emocional dhe i dashur.
Dyshja, të cilët kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, kanë kaluar një rrugëtim të ngarkuar emocionalisht, me shumë zënka, keqkuptime dhe afrime të ngrohta.