Efekti i vendimit të ZRRE-së, pritet rritja e çmimit të kafes

0
61
Kafe

Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore. Por jo vetëm.

Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafes nëpër kafiteri.

Naim Llapashtica, menaxher në një kafiteri ka thënë se nga 1 maji, çmimi i kafesë pritet të rritet prej 1 euro në 1 euro e 50 cent.

“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë kogja e nalt. Tek ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektoj edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1 euro tek ne do të shtrenjtohet në 1.50 cent”, tha për TV 21 Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie.

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe disa protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here