Edona Reshitaj, Besmir Shishko dhe Behar Jashari ju argëtojnë sonte në sheshin “Ismet Jashari” në Prizren

0
249

146 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të shënohet me disa aktivitete në Prizren.

Duke filluar në ora 18:30 do të mbahet tribuna “Lëvizja për Lidhjen” në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë tribunë folës do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, si dhe Mrika Limani dhe Durim Abdullahu.

Ndërsa në sheshin “Ismet Jashri” do të mbahet një tubim – ndejë ku folës do të jetë kryetari i LVV-së dhe njëherit Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e poashtu edhe kryetari i LVV-së në Prizren dhe njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi. Ndeja do të vazhdoj me përfomimin e Edona Reshitaj, Besmir Shishko dhe Behar Jashari.

“Të hënën, me 10 qershor, në Ditën e Lidhjes së Prizrenit do të mund t’i ndiqni këto aktivitete:
18:30 – Tribunë: “Lëvizja për Lidhjen”
Vendi: Sheshi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren
20:00 – Ndejë me aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes
Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (afër shtatores së Ismet Jasharit)
Ju mirëpresim në aktivitetet tona.”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here