Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë një lëvizjeje të madhe në karrierën e tij. Sipas “Radio Kiss Kiss”, Napoli dhe Lille janë në fazën përfundimtare të negociatave për transferimin e anësorit kosovar, shkruan 04 Online.
Zhegrova pritet t’i bashkohet klubit italian për një shumë prej 25 milionë eurosh, çka do ta bënte atë një nga futbollistët shqiptarë më të shtrenjtë ndonjëherë.
Me këtë transferim, Zhegrova do të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që sezonin e kaluar festoi titullin kampion me Napolin.
Në këtë sezon në Ligue 1, Zhegrova ka luajtur 12 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe regjistruar një asist. Ai u dëmtua në dhjetor dhe nuk është paraqitur që nga ajo kohë, por mbetet një prej talenteve më të spikatur të Kosovës./04 Online