E ardhmja e Edon Zhegrova te Juventus duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas gazetarit italian Nico Schira, anësori kosovar mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk konsiderohet më pjesë qendrore e planeve të “Zonjës së Vjetër”.
Raporti thekson se Zhegrova nuk është më në prioritetet kryesore të projektit të ri sportiv të Juventusit, gjë që mund të hapë rrugën për një transferim të mundshëm në verë.
26-vjeçari ka treguar shpesh potencialin e tij me shpejtësinë dhe aftësinë në duele një-kundër-një, por duket se konkurrenca e madhe dhe ndryshimet taktike kanë ndikuar në statusin e tij brenda skuadrës bardhezi, shkruan Gazeta Express.
Mbetet të shihet nëse Juventus do të vendosë ta nxjerrë në merkato dhe cilat klube do të shfaqin interes për reprezentuesin e Kosovës në muajt e ardhshëm. /GazetaExpress














































