Edin Shehu kërkon mbështetjen e qytetarëve për një mandat në Kuvendin e Prizrenit

0
102

Edin Shehu, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan 04 Online.

Ai ka kujtuar angazhimin e tij gjatë katër viteve si Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ku sipas tij janë realizuar shumë punë të mira për qytetin.

Shehu garon me numrin 2 në listë dhe u shpreh i bindur se me bashkëpunim do të arrihen rezultate të reja pozitive për Prizrenin.

Postimi i plotë i Edin Shehut

Të dashur familjarë, shoqëri e qytetarë të Prizrenit,

Në këto katër vite si Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit së bashku me juve kemi bërë shumë punë të mira për qytetin tonë.

Për ti vazhduar punët e mira, më shumë se kurr kam nevoj për mbështetjen tuaj.

Në zgjedhjet e 12 Tetorit garoj me subjektin Bashkimi Demokratik i Prizrenit, me numrin 2 në listë.

I bindur që së bashku do ja dalim🙌

Jo fjalë, veç vepra!

Bashkimi Demokratik i Prizrenit 144✅

Edin Shehu 2✅

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here