Edin Shehu i realizon 100% premtimet e Shaqir Totajt të dhëna gjatë fushatës elektorale

0
842

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në vitin 2021 kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj pati dhënë publikisht 78 premtime.

Në mesin e këtyre premtimeve dhjetë janë në fushën e administratës, e aktualisht këtë drejtori është duke e udhëhequr Edin Shehu nga Nisma Socialdemokrate, shkruan 04 Online.

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga dy vite qeverisje e udhëhequr nga Shaqir Totaj, Drejtoria e Administratës bazuar në përditësimin e fundit nga Instituti GAP, ka arritur që në kohë rekord t’i realizoj dhjetë premtimet.

Krahasuar me fushat tjera, Administrata është i vetmi sektorë ku edhe janë realizuar 100% premtimet, teksa fusha e infrastrukturës, kulturës, shëndetësisë dhe urbanizmit qëndrojnë më dobët sa i përket realizimit të premtimeve që i kishte dhënë gjatë fushatës elektorale Shaqir Totaj, tashmë kryetar i Prizrenit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here