Edin Shehu, të martën nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është emëruar drejtor i Administratës.
Drejtori Shehu, ka përfunduar studimet në master për Psikologji Organizative dhe Sociale. Ai në të kaluarën ka punuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës si këshilltar i zv/ kryeministres, Albulena Balaj- Halimaj, ndërsa së fundi ka qenë i angazhuar në Ministrinë e Financave – Departamenti i Statistikave.
Edin Shehu, në zgjedhjet e fundit ka qenë shef i shtabit zgjedhor dhe ndër më të votuarit e partisë Nisma Socialdemokrate në Prizren.