Edi Rama thotë se po punon për t’i kthyer policët në shtëpi

0
158

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Viktor Orban në lidhje me rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij Rama, tha se qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet e mundshme përmes kanalave diplomatike që të bëjë kthimin e tyre sa më parë në shtëpi.

Rama deklaroi se KFOR-I nuk do të prononcohet publikisht në lidhje me atë që ka ndodhur, por do të përpilojë një raport të cilin do ta dorëzojë në NATO.

“Së pari është mediate nevoja dhe urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi, përtej pretendimeve që janë kapur këtu, apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR-i nuk do të jap konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO. Është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozohej se kanë prekur vijën e kufirit, prekja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur. Po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here