Edi Rama: Shqipëria nuk do ta humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian

0
30

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit. Ai deklaroi se Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Patjetër që asnjëherë nuk e kemi vënë në në dyshim, por besoj që nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar as nga partnerët tanë evropianë që vendi ynë është në BE”, theksoi Rama.

Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion, nuk rri aty pafundësisht sepse e tillë është mënyra si zhvillohet historia dhe e tillë është mënyra se si në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, i forcës udhëheqëse të një vendi, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk mund ta humbim këtë tren, nuk duhet dhe nuk do të humbim këtë tren, duke parë të gjitha ndryshimet tektonike që sapo kanë filluar në mbarë botën ekzistenciale që ne të jemi brenda BE-së”, tha Rama.

Integrimi në BE siç theksoi Rama ka një rëndësi të veçantë për sigurimin e lirisë.

Sepse ndeshen njerëz të cilët e marrin lehtë ose kanë një perceptim të gabuar për BE-në ose e lidhin futjen në BE me episode sporadike ose me momente, të cilat u kanë mbetur   në kokë dhe iu duket sikur kjo është diçka me një rëndësi relative. Kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse duke hyrë në BE mund të sigurohet njëherë me mirë lirinë individuale për çdo individ. Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar për sa kohë janë jashtë BE-së. Është e kërcënuar sa mbetet një çështje e lidhur me kush qeveris në Shqipëri siç është e kërcënuar barazia para ligjit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here