Edi Rama në vizitë zyrtare në Kosovë, Policia e Kosovës merr masa për siguri dhe trafikun

0
66

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në vizitë zyrtare në Kosovë, Policia e Kosovës merr masat për sigurinë dhe trafikun.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë sot, më 16 shkurt, për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës.

Për shkak të vizitës dhe aktiviteteve të planifikuara, Policia do të sigurojë rendin dhe do të rregullojë trafikun gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar.

Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se për shkak të itinerarit të lëvizjes dhe aktiviteteve të planifikuara, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, por në intervale të shkurtra kohore. Trafiku do të riorientohet në rrugë alternative gjatë kalimit të eskortës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe për të respektuar udhëzimet e zyrtarëve të policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1214326480907608?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here