Të shumtë janë djemt dhe vajzat e këngëtarëve shqiptar që i hyjnë muzikës duke ndjekur hapat e prindërve të tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundi edhe vajza e Remzie Osmanit, shkruan lajmi.net.
Riola Hamzaj ka publikuar projektin e saj të parë muzikor, e cila është baladë.
Kënga titullohet “Ndjenja”, dhe për muzikën është përkujdesur Mixey po ashtu edhe për tekstin, por me ndihmën e Riolës.
Projektin e saj të parë padyshim e ka përkrahur edhe nëna e saj, Remzie Osmani.
Ajo ka publikuar një pjesë të këngës ku edhe ka shkruar: Suksese zemra ime.