Newcastle është i detyruar të shesë një nga “yjet” e skuadrës për shkak të borxheve, edhe pse është klubi me pronarët më të pasur në planet.
Fair-Play Financiar duhet respektuar dhe bardhezinjtë duhet të shesin një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Eddie Howe.
Sepse klubi anglez regjistroi 73.4 mln paund humbje gjatë sezonit 2022/2023, teksa në njoftimin zyrtar theksohet se të ardhurat e Newcastle janë shtuar me 39%.
Por kush pritet të largohet? I pari në listë është Bruno Guimaraes. 42 mln euro pagoi Newcastle te Lyoni për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian në janarin e 2022.
Futbollisti nga Rio De Janeiro vlerësohet sot në treg rreth 85 mln euro. Luis Enrique e do te PSG dhe kampionët e Francës do të tentojnë të sigurojnë një marrëveshje për ta rikthyer në Ligue 1.
Nëse Newcastle reziston dhe vendos të mbajë Guimaraes, atëherë nga “St. James Park” do të largohet mbrojtësi Sven Botman ose sulmuesi Alexander Isak./SS