Mot i njëjtë sikurse ditëve të shkuara do të mbretërojë edhe ditën e enjtë mbi vend. Me kthjellime dhe diell. Orëve të mëngjesit, ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo vranësira të ulëta.
Temperaturat minimale ndërmjet -2C e 3C, e ato maksimale 10C deri në 12C, njofton Prishtina Weather.
Mot i qëndrueshëm po parashihet deri në ditën e fundit të vitit. Të shtunën pritet të kalojnë vranësira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Orëve të mëngjesit, ultësirave gjithnjë mundësi për formim të mjegullës.
Temperaturat luhaten kryesisht në vlera mbi mesatare, 8C deri në 10C e 11C. Nga e hëna, më 1 janar pritet shtim i vransirave, ndërsa nga dita e martë, mundësi për të reshura shiu.
Ndotësit ajror në këto kushte stabile, do të kenë përqëndrime më të rritura, që mbajnë indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta. Kohëpaskohe orëve të mbrëmjes indeksi kalon edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta. Orëve të pasdites, nëpër disa stacione, indeksi ka gjasa të zbres edhe në vlera të pranueshme.