Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim.
“E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29gradë Celsius.
E marte- Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..
E merkurë. Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Vranësirat gjkatë ditës do të intensifikohen duke u shoqeruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të percjellura me stuhi.
E enjte-Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e merkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme , krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë.
Të premten – Mot me vranesira dhe intervele me diell. Vranesirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afersisht të ngjajshme me ato të ditës së merkurë.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.”