Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës. Gjatë orëve të para të mëngjesit pritet të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të fillojnë gradualisht të tërhiqen, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që parashihet të lëvizë nga 10 deri në 32 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta krahasuar me ditët e fundit, ku minimalet do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12 gradë Celsius./04 Online