Edhe sot ftoftë, temperaturat minimale nga -5°C deri në -3°C

0
33

Mëngjesi i sotëm sjell vranësira të ulëta dhe disa intervale me diell, duke krijuar një atmosferë të qetë, por të ftohtë. Në ultësira dhe lugina mund të shfaqet mjegulla, duke shtuar një nuancë të butë dimërore në fillimin e ditës, shkruan 04 Online.

Gjatë ditës, vranësirat do të largohen gradualisht, duke i hapur rrugë rrezeve të diellit që do të dominojnë qiellin. Temperaturat minimale do të qëndrojnë mes -5 dhe -3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlerat 2 deri në 6°C.

Era do të jetë e lehtë, duke fryrë nga drejtime të ndryshme me një shpejtësi prej 6-18 km/h, duke krijuar një ndjesi freskie në këtë ditë dimërore./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here