Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpeshta të alternuara me intervale me diell, ndërsa në viset malore parashikohen reshje të izoluara shiu, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, duke qenë herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 40 km/h.
Temperaturat do të jenë të freskëta në mëngjes, me minimale që do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17°C. Ndërsa gjatë ditës priten vlera maksimale prej 23 deri në 27°C, duke ofruar kushte të këndshme për aktivitetet në natyrë, veçanërisht jashtë zonave me reshje./04 Online