Edhe sot 26°C

0
63

E enjtja nis me mot të qëndrueshëm dhe diell me vranësira të pakta, por situata pritet të ndryshojë ndjeshëm në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje. Fillimisht, një sistem frontal do të prekë Rrafshin e Dukagjinit, duke sjellë reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, e më pas do të përfshijë pjesë të tjera të vendit gjatë natës, shkruan 04 Online.

Ky destabilizim atmosferik do të shoqërohet edhe me praninë e pluhurit saharian, i cili vazhdon të mbetet aktiv në atmosferë. Si rrjedhojë, reshjet që priten do të kenë karakter baltërash – një dukuri që e bën shiun më të dendur dhe më të ndotur.

Era do të jetë një tjetër element i rëndësishëm i motit sot. Ajo do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, herë pas here me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi nga 20 deri në 57 km/h.

Temperaturat do të jenë të buta për këtë periudhë pranverore. Minimalet do të sillen nga 11 deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 26°C.

Kujdes gjatë pasdites dhe në mbrëmje për shkak të mundësisë për reshje të papritura, erë të fortë dhe rrufe./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here