Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe po vishen sërish

0
436

Bluzat me mbishkrime ishin një hit i madh në fillim të mijëvjeçarit, dhe përsëri janë një nga pjesët më të popullarizuara.

Një numri të madh personash të famshëm të cilët i lejojnë bluzave të veta të kenë porosinë kryesore, iu është bashkuar edhe Kim Kardashian duke porositur se i do – karrieristët. Duke qenë se ne vetë i duam bluzat që kanë diçka për të thënë, kemi hulumtuar ofertën aktuale dhe kemi veçuar ato më interesantet.

Thonë se një foto vlen sa një mijë fjalë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për bluzat me mesazhe. Edhe pse fondi i fjalëve është shumë më i vogël se ai i thënies së famshme, ato shpesh zbulojnë shumëçka për personin që i mban, mesazhin politik që fshihet pas sloganit apo gjithë filozofinë e jetës.

(Foto: Instagram)

Kim Kardashian është e fundit në serinë e të famshmëve që e përqafuan me gjithë zemër këtë trend, ndaj zgjodhi një bluzë të shkurtër të bardhë me mbishkrimin ‘I love nerds’ së bashku me xhinse të grisura me këmbë të gjera, sandale elegante të arta dhe një gjerdan perla.

Nuk është hera e parë që bukuroshet e famshme lejojnë bluzat e tyre të kenë fjalën kryesore, andaj ne ende kujtojmë një ndër editimet më të dashura të Victoria Beckhamit dhe bluzën e saj ‘Fashion Stole M Smile’, të kombinuar në mënyrë të përsosur me syze dielli dhe me pantallona me prerje të saktë.

(Foto: Instagram)

Duke qenë se ne vetë i duam bluzat që kanë diçka për të thënë, duhet të pranojmë se jemi shumë të kënaqura me rikthimin e këtij trendi, ndaj kërkuam ofertat në dyqanet e modës së rrugës dhe veçuam të preferuarat e këtij viti. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here