Edhe një portugez për Chelsea, tri alternativa për pasuesin e Potter

0
169

Pas humbjes 0-2 ndaj Aston Villa në “Stamford Bridge”, Chelsea i dha fund aventurës me trajnerin Graham Potter. Skuadrën londineze do e drejtojë Bruno Saltor, i cili punonte si ndihmësi i Potter. Në mediat britanike kanë nisur të qarkullojnë që tani lajmet se kush do ta marrë drejtimin e Chelsea.

Julian Nagelsmann është objektivi kryesor i drejtuesve. Trajneri gjerman u shkarkua nga drejtimi i Bayernit, edhe pse bëri një punë shumë të mirë me kampionët e Gjermanisë. Megjithatë, drejtuesit bavarezët vendosën ta largonin dhe vendin e tij e zuri Thomas Tuchel.

Tani Nagelsmann është i papunë dhe gati për një eksperiencë të re. 35-vjecari përflitet si alternativë edhe në disa klube të tjera dhe mbetet të shihet me kuriozitet se ku do ta vijojë karrierën.

Alternativa numër dy për Chelsea është Mauricio Pochettino. 51-vjecari qëndron pushim që prej largimit nga PSG dhe një rikthim në Premier League është më se i mundur. Argjentinasi e njeh mjaftë mirë kampionatin anglez, pasi ka drejtuar Tottenhamin për më shumë se pesë vite. Por edhe Southampton.

Ndërkohë, së fundmi, në shtypin ishullor ka dalë edhe një emër surprizë për stolin e Chelsea. Bëhet fjalë për trajnerin e Fulham, Marco Silva, i cili po bën mjaft mirë në sezonin e tij të dytë me klubin londinez.

Aktualisht Fulham ndodhet një pozicion (10) më sipër në renditje sesa Chelsea. Skuadra po shfaqet një kockë e fortë me portugezin në pankinë dhe shpreson të sigurojë një biletë europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here