Nga sot të gjithë besimtarët e besimit islam, kanë nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, të sakrificës, shumë njerëz solidarizohen me të tjerët, që nuk i kanë kushtet dhe mundësit për të pasur një muaj sa më të lehtë.
Mirëpo si gjithmonë janë njerëzit vullnet mirë, qytetarët e biznese që solidarizohen dhe duan të ndajnë të mirat e tyre me të tjerët.
Një shembull që duhet ndjekur nga të tjerë është furra e bukës “Dini”, nga fshati Piranë, e cila ka vendosur që gjatë tërë muajit Ramazan të jap bukë falas për të gjithë nevojtarët.
“Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, shprehim dëshirën dhe vullnetin tonë që kushdo që njeh ndonjë familje nevojtare për bukë, luteni që ti njoftoni se në furrën “Dini në Piranë, dhurohet BUKË FALAS për familjet skamnore, gjatë muajit të Ramazanit! Gjatë këtij muaji të jemi të gjithë të barabartë. Urojmë që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit mes nesh gzuar dhe agjerim te lehtë nga stafi jonë i furrës “Dini” në Piranë”, thuhet nga menxhmeti i kësaj furre.