Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prizren vazhdon me aktivitete për shërbimin e votuesëve.
Kanë mbetur edhe 10 ditë kohë për të ndërruar Qendrën e Votimit!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Sipas KQZ-së, ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra:
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë / mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose
2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 23 korrik 2025.
Gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose
2. përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.
Për udhëzime të detajuara mbi regjistrimin dhe procesin e votimit, mund të ndiqni këtë link: Video udhëzuese KQZ
Poashtu keni edhe linkun për ndërrimin e Qendrës së Votimit .
Linku për publikim, në gjuhën shqipe: https://ëëë.facebook.com/share/v/1CmjhbëqUo/
Linku për publikim, në gjuhën serbe: https://ëëë.facebook.com/share/v/1B2ëë5LYa5/
Me poshte, gjeni linqet per produktet e shperndara.
“Regjistrohu për votim jashtë Kosovës deri më 29 gusht 2025.”
Linku ne gjuhen shqipe: https://ëëë.facebook.com/share/v/175gURCmpi/
Linku ne gjuhen serbe: https://ëëë.facebook.com/share/v/1DëNB5ztdA/
Linku ne gjuhen turke: https://ëëë.facebook.com/share/v/16L9rPL4Us/
“Regjistrohuni për votim përmes postës për Zgjedhjet Lokale 2025.”
Linku i postimit: https://ëëë.facebook.com/share/p/19DEQMfKsë/