E zhdukur qe rreth 1 muaj, e mitura nga Gjakova gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prizren

0
265

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ishte denoncuar në fillim të muajit maj në Gjakovë, ku një vajzë 16 -vjeçare ishte raportuar e zhdukur, tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Siç merr vesh Sinjali, si rezultat i hetimit, u kuptua se gjatë kësaj kohe, e mitura ka qëndruar me një person të moshës madhore, me të cilin kishte vendosur të bashkëjetojë.

E mitura u gjet në gjendje të mirë shëndetësore në Prizren, ku edhe ka nisur jetesën me të njëjtin person.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije palët janë intervistuar, me ç’rast kanë dhënë deklaratat e tyre.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here