Kiara Tito ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj me prezantimin në ‘Fan Club’ ku u shfaq më elegante se kurrë.
Moderatorja e njohur kishte zgjedhur një fustan të zi, që theksonte linjat e saj dhe i jepte një pamje joshëse, shkruan Indeksonline.
Paraqitja e Kiarës u prit me shumë komplimente nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar për stolen dhe sharmin që ajo transmeton në çdo dalje publike.
Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive./Indeksonline/















































