Argëtimi përgjithësisht përkufizohet si një emocion lumturie që shkaktohet nga humori, na ndihmon të shoqërohemi (të lidhemi duke qeshur së bashku), të mësojmë (nxit interesin, veçanërisht te fëmijët që mësojnë përmes lojës) dhe të qetësohemi.
Carl Reiner, një komedian amerikan, me një eksperiencë 70-vjeçare në daljet e tij televizive është shprehur gjithmonë se, humori i ka shtuar jetën. Pikërisht në moshën 97 vjeçare ai tregon se nuk ka më asnjë dyshim se ka jetuar kaq gjatë vetëm falë humorit të mirë që e karakterizon.
“Të qesh është përparësi për mua në çdo gjë. Pothuajse çdo natë shikoj diçka që më bën për të qeshur, gjithashtu edhe kur jam me familjarët apo miqtë e mi gjithnjë i bëj për të qeshur ata. Mendoj se nuk ka ndonjë gjë më të rëndësishme se sa të jesh i aftë të qeshësh dhe t’i bësh të tjerët të qeshin. Kjo gjë na mban të rinj,.
Gjithashtu, ai tregon se edhe shumë aktorë të tjerë të cilët janë të shëndetshëm dhe gjallë vetëm falë profesionit të tyre. Kjo nuk mund të duket e vërtetë por disa psikologë që kanë studiuar efektet e humorit, shprehen se këtë qasje e hasim në dy mënyra. Është e lehtë të qeshësh kur nuk ke probleme, por studimet tregojnë se njerëzit duhet ë përpiqen të qeshin edhe në momente të vështira, pasi e qeshura lehtëson stresin dhe ndihmon të sëmurët që të kalojnë më lehtë dhimbjet, duke zgjatur kështu jetën.
“Ndjenjat e humorit dhe të miqësisë do t’ju bekojnë me marrëdhënie më të mira shoqërore, si dhe aftësi për të përballur dhe rrezikun e zvogëluar të vdekjes së hershme,” shprehen Seven Svebak, profesor i Shkencës dhe Teknologjisë në universitetin Norvegjisë, i cili ka studiuar ndikimin e humorit tek shëndeti për më shumë se 50 vjet.
Ai shprehet gjithashtu se e qeshura vepron njëjtë si amortizuesi në një makinë, si një absorbues i jetës së përditshme që na ndihmon të përballojmë më mirë një sërë frustrimesh, shqetësimesh dhe acarimesh. Norman Cousins, një gazetar i vjetër në profesion, shkruajti për vetitë e të qeshurës në librin e tij të vitit 1979, me titull “Anatomia e një Sëmundje të Perceptuar nga Pacienti: Reflektime mbi Shërimin dhe Rigjenerimin”.
Në këtë libër ai pohon se filloi të qëndronte në humor të mirë gjatë gjithë kohës, në momentin kur u diagnostikua me sëmundjen “Spondilititi ankyloz”, një lloj artriti në të cilin ekziston një inflamacion afatgjatë i nyjeve të shtyllës kurrizore. Cousins, jetoi edhe shumë vite të tjera nga çka përjetuan doktorët. Për të qenë të sigurt përvoja e gazetarit nuk ishte një eksperiment shkencor i monitoruar vazhdimisht, megjithatë dëshmitë sugjerojnë se ajo çfarë ai përshkruan në librin tij janë të vërteta.
“Kur njerëzit janë të qeshur, ata tërheqin edhe njerëz të tjerë dhe kjo lidhje e komunitetit është monedha shoqërore për jetëgjatësi,” thotë Edward Cregan një profesor i onkologjisë në Kolegjin “Clinic of Medicine and Science” në Minesota.
“Askush nuk dëshiron të rrethohet nga njerëzit negative dhe të zymtë. Ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur,” shtoi ai. Që e qeshura është ilaçi më i mirë, kjo është një klishe e vjetër, por si shumë klishe të tjera edhe kjo gjë është bazuar edhe në të vërtetat. Efektet psikologjike të një humori të mirë janë të dukshme dhe mund të sjellin edhe përfitime fiziologjike. Për më tepër e qeshura është falas dhe nuk ka efekte anësore të këqija. Sipas ekspertëve e qeshura stimulon thithjen e oksigjenit në organe të ndryshme si mushkëri zemër dhe njëkohësisht stimulon trurin për të liruar më shumë endrofinë. Gjithashtu i ndihmon njerëzit të përballojnë stresin duke lehtësuar tensioni.
“E qeshura, zvogëlon nivelin e kortizolit të hormoneve të këqija të stresit. Kur jemi të stresuar niveli i kotizolit ngrihet dhe ndërhyn me pjesët e trurit duke rregulluar emocionet. Kur kjo gjë ndodh sistemi imunitar përkeqësohet, një faktor që mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh si atë të zemrës, kancerit dhe demencias,” shprehet Creagan.
Rezultatet e një studimi të madh , 15 vjeçar norvegjez me 53.556 pjesëmarrës të kryer nga Svebak dhe koleget e tij, tregojnë se humori mund të vonojë ose parandalojë disa sëmundje kërcënuese për jetën. Shkencëtarët matën ndryshimet fiziologjike dhe e psikologjike tek të gjithë pjesëmarrësit, duke i’u kërkuar atyre vazhdimisht të përballonin pa stres dhe duke qeshur edhe situatat e vështira. Studimi tregoi se gratë kishin më shumë probabilitet se burrat për të menaxhuar situatat e vështira, duke bërë kështu që të jetojnë më gjatë, gjithashtu edhe duke qenë më pak të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato infektive.
“Kjo nuk do të thotë se e qeshura është një “vaksinë” për t’iu mbrojtur nga vdekja e parakohshme, megjithëse do të rrisë probabilitetin për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme,” shprehet Svebak. Një tjetër diçka të veçantë që ekspertët cilësojnë është edhe fakti se të qeshësh me një grup miqsh, apo të bësh humor për ta, mundëson përmirësimin e shëndetit mendor. “Përgjithësisht humoristët, ose komedianët shprehin batuta duke u bazuar në ngjarjet e tyre personale. Njerëzit më të mirë për të bërë humor, apo për të qeshur vazhdimisht, janë ata me të cilët keni ndarë shumë përvoja në jetën tuaj,” shton Svebak.
Duke shkruar Reiner tregon edhe sekretet për një jetë të gjatë.
“Një ndër gjërat më të rëndësishme që kam kryer është se nuk kam ngrënë kurrë ushqime të pjekura dhe nuk kam përdorur asnjëherë makina sportive, por gjëja më e mirë që mund të bëni pavarësisht të tjera është të qëndroi të qeshur gjatë gjithë kohës. Kjo do ju mbajë gjallë,” shtoi ai./The Washington Post