E vërteta e sulmit ndaj Zhaklinës pas sherrit me Luizin dhe Kiarën, çfarë i ndodhi opinionistes një natë pas spektaklit

0
219

Që pas spektaklit të së martës, Zhaklina Lekatari ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të sulmeve të bëra. Pasi opinionistja e “Big Brother” pati një përplasje me Kiarën e me Luizin, jashtë u raportua se ishte sulmuar dhe për pasojë i kanë thyer xhamat e makinës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo ngjarje vjen nga vetë fansat e çiftit apo nga ndonjë ngjarje tjetër. Policia e Tiranës ka reaguar për një lajm që u aludua nga mediat se Zhaklin Lekatari është sulmuar pas kritikave që u dha Luizit dhe Kiarës, duke e cilësuar si të pavërtetë.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit ‘Dinamo’, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ditë më parë, në media u tha se disa persona i dëmtuan makinën opinionistes së njohur, Zhaklin Lekatarit, ky sipas tyre shkak janë debatet në “Big Brother VIP Albania 2”. Por duket se në rrjetet sociale opinionistja sulmohet ditë për ditë me mesazhe fyese dhe kërcënuese, ndërkohë vetë Zhaku, ka zgjedhur t’i publikojë vetë këto mesazhe kërcënuese në rrjetet e saj sociale. Një natë e fortë do të ishte ajo e prime të mbrëmjes të së martës, ku veç diskutimeve të forta brenda shtëpisë, situata u rëndua edhe në studio. Opinionistët vijuan përplasjen edhe me Kiarën, e cila u pozicionua në mbrojtje të partnerit të saj. Ishte Zhaku ajo që vuri në dukje komentet seksiste të Luizit, çfarë solli edhe një përplasje mes tyre.

“Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë. Ti nuk më ke mbrojtur asnjëherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e mirë. Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij”, u shpreh e indinjuar Kiara.

Nga ana tjetër, edhe opinionistja nuk i ka kursyer komentet për moderatoren. “Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti. E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri jo të futi te lavamani, unë të thashë që po gënjeje aty. Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, shkarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare”, iu përgjigj Zhaku.

Në debat ka ndërhyrë edhe Arbri, i cili ka mbyllur debatin me Kiarën. “Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë. Ke 100 për qind të drejtë. Të kërkojmë falje”, përfundoi me ironi opinionisti. Por duket se kjo përplasje ka vijuar edhe jashtë formatit.

Në kohën e publicitetit, Kiara është vendosur sërish në qendër të kritikave, si nga opinionistët, ashtu edhe nga disa ish-banor, të cilët e kanë gjykuar për qëndrimet e mbajtura. Nga ana tjetër, moderatorja ka shpërthyer se gjithçka e kanë kthyer në personale, duke tejkaluar limitet e pozicioneve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here