E trishtë: E mitura e raportuar e zhdukur në Prizren dyshohet se është dhunuar – zbulohen detajet

0
439

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u zbulua pasi një vajzë 14 vjeçare nga Prizreni, u raportua e zhdukur nga familja e saj para disa ditësh dhe dyshohet se është dhunuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza u gjet në Prishtinë, ku kishte qëndruar nën shoqërimin e dy burrave, me njërin prej të cilëve kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi vajza u gjet, e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme gjinekologjik që rezultuan se ka kryer marrëdhënie intime.

Sipas të njëjtave burime, njësitet policore tashmë janë vënë në lëvizje për të identifikuar personat e përfshirë në rast.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar hetimi nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunim’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here