Një person në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan 04 Online.
“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren, 08.08.2023 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar pas një mosmarrëveshje që kishte me një të dyshuar mashkull kosovar, ai e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online