Një person ka raportuar në Polici se gjatë ditës së djeshme në Prizren, është sulmuar nga dy persona të panjohur, të cilët duke përdorur forcë fizike i kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte para dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ‘William Woker’ rreth orës 10:30 në Prizren.