Një person është arrestuar dje në Prizren pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Në raportin e policisë thuhet se sipas nënës në fjalë, djali i saj ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm.
Të dyshuarit fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.