E rëndë: Vdes në rrethana të dyshimta 29-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimin

0
660

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore.

Burimet e Sinjalit brenda Spitalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Levent Krasniqin, rreth 29-vjeçar, i cili prej datës 23 korrik 2025 ishte i shtruar në spital për trajtim mjekësor. Sot, më 24 korrik, rreth orës 08:30, viktima ishte duke ecur në parkun e spitalit, kur papritur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai është kthyer menjëherë në repartin e Emergjencës, por përkundër intervenimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë dhe është konfirmuar i vdekur brenda ambienteve spitalore.

Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit policor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që pritet edhe raporti zyrtar nga hetimet e Policisë Rajonale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga hetimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here