vetëvritet duke pirë Domestos. Sipas burimeve të besueshme nga Prokuroria e Shtetit, rasti ka ndodhur më 06 nëntor 2025, rreth orës 23:20, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”.
Sipas informacioneve nga Emergjenca e qytetit, viktima Sh. M., rreth 23-vjeçare është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi kishte konsumuar sasi të lëndës pastruese. Pas trajtimit fillestar, mjeku kujdestar ka njoftuar policinë për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa e njëjta është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Nga deklaratat e marra, është kuptuar se shkaku i tentativës për vetëvrasje lidhet me problemet martesore dhe faktin që ajo ndodhet në proces divorci me bashkëshortin e saj, me të cilin nuk kishte arritur të gjente mirëkuptim për pajtim.
Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i Njësisë për Dhunë në Familje, i cili, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka udhëzuar që rasti të hetohet me hollësi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Më 07 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar iniciimin e rastit, ndërsa janë përfshirë edhe Hetuesit Rajonalë të Prizrenit për të vazhduar hetimet dhe për të përcaktuar klasifikimin përfundimtar të veprës. Gjendja shëndetësore e viktimës raportohet të jetë e qëndrueshme, por nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor./Gazeta Sinjali/













































