E rëndë në Prizren: Një burrë tenton t’i jap fund jetës duke u varur – familjarët e shpëtojnë mrekullisht

0
367

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët. Kështu ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku një person tentoi t’i jap fund jetës së tij, raporton Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër me shenja jete nga familjarët e tij, pasi e gjetën të varur në litar.

Sinjali mëson se gjendja e tij ka qenë kritike në orët e para pasi u dërgua në spital, por gjendja e tij tashmë është stabilizuar.

Posa Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë familjarët që e shpëtuan viktimën kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here