E rëndë në Prizren: 28-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

0
354

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 28-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, pasi e njëjta dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e reja është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here