E rëndë: I mituri dyshohet se plagosi vëllain e tij në Suharekë, 7-vjeçari po trajtohet në spital

0
188

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Fëmija ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 7-vjeçar i cili dyshohet se është plagosur nga vëllai i tij më i madh – rreth 11-vjeçar me armë gjuetie.

Sipas informacioneve të para, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për trajtim.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe se rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here