Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nëna e foshnjës e ka raportuar rastin.
Bytyqi njoftoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.