Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Prizrenit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë punës.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Besim Shala”, ku viktima N.X. ishte duke punuar në montimin e një kulmi kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri nuk ishte i punësuar me kontratë dhe po punonte në mënyrë private, pa pajisje mbrojtëse.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/