E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

0
678

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Prizrenit ku një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës nga familjarët e tij.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datën 14.07.2023 ne ora 20:00 është njoftuar për një trup te pajetë ne fshatin Novosellë saktësisht në rrugën që dërgon tek ky fshat në vendin e quajtur “Ceresta”. Thirrjes iu është përgjigjur njësia GLD-2. Në vendin e ngjarjes tashmë ishte ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë. Viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore duke dalë në vendngjarje ekipet hetimore rajonale dhe të stacionit Veri të cilat janë duke i kryer procedurat e tyre, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili gjendet në vendin e ngjarjes. Për zhvillime te mëtutjeshme do të njoftoheni me raportin e radhës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here